Fillon “Kinenova Film Fest Shkup” i parë

Me projeksionin e filmit bullgar “Sllava” nga viti 2016, në regji të Petar Valçanov dhe Kristina Grozeva, sonte në kinemanë Kultura fillon Festivali i parë filmik ndërkombëtar “Kinenova Film Fest Shkup”, në fokusin e së cilës është kreativiteti i autorëve filmik nga e tërë bota, të cilët janë në fillim të karrierës.

Festivali do të mbahet nga data 9 tetor  në Shkup në dy lokacione, në kino Kultura dhe në Kinotekën e Maqedonisë.

Ideja për formimin e “Kinenova 2016” vjen nga regjisori, skenarist dhe producent Nebojsha Jovanoviq, i cili është edhe drejtor i festivalit. Qëllimi i festivalit është të zbulojë  emra të rinj të autorëve të cilët vijnë në botën e filmit dhe t’u japë përkrahje të qartë dhe nxitje, por edhe hapësirë  ku ato do t’i prezantojnë dhe afirmojnë veprat e tyre filmike debituese.

Publiku do të ndajë shpërblim për filmin më të mirë sipas publikut të festivalit nga Programi kryesor.

Në suaza të festivalit do të mbahen punëtori filmike dhe master klas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button