Zajazi do të ketë portë të sigurtë me Mirseloskin

Ekipi i Zajazit të hënën ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror, ndërkohë që sivjet mjaft aktiv ishte edhe në merkato. Skuadra para disa ditëve u përforcua me tre futbollist mjaft cilësor: Buran Emurllahit dhe Nuriman Ismaili erdhën nga Shkëndija e Tetovës si dhe Ardian Sulejmani i cili erdhi nga Kumanova. Përforcimi më i ri është portieri Raif Mirseloski. Lajmin për angazhimin e tij e bëri publike trajneri Nazmi Ajdini .

“Të hënën i kemi filluar përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit. Në grumbullimin e parë me ekipin të pranishëm ishin edhe tre përforcimet Buran Emurllahi, Nuriman Ismaili dhe Ardian Sulejmani nga gjithsejtë 22 futbollistë sa aktualisht ka në disponim ekipi ynë. Kurse shpejt ushtrimeve do ti bashkëngjitet edhe portier më përvojë Raif Mirseloski i cili ka qenë pjesë i shumë ekipeve në vend dhe jashtë. Ditëve në vijim jemi në pritje edhe të dy përforcimeve” tha trajneri Nazmi Ajdini. Zajazi disa ditë do të punon në terrenin vendore më pas do të udhëtojë në Strugë do të vazhdon me fazën e dytë përgatitore. Qëllimi parësor i ekipit në sezon pranveror është që të siguron ekzistencën në ligën e dytë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button