Refuzimi i ligjeve të kërkuara nga PSP, faktori ndërkombëtar me porosi për partitë politike

Zyrat e delegacionit të BE në Shkup
Zyrat e delegacionit të BE në Shkup

Pasi që shumica parlamentare i refuzoi propozimet e Prokurorisë Speciale (PSP), në pjesën për zgjatjen e afatit për hetime, por edhe për ndryshime në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, ka reaguar duke e përsëritur qëndrimin e saj, gjegjësisht u ka bërë thirrje nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinës që t’i përmbahen marrëveshjes dhe ta përkrahin PSP-në, njofton Portalb.

“Për rolin e PSP-së u morën vesh të gjitha partitë, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës. Të gjitha partitë disa herë kanë qenë të angazhuar që ta përkrahin punën e PSP-së. BE i inkurajon të gjitha veprimet në përputhje të detyrimeve dhe e thekson rëndësinë e përgjegjësisë”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Ambasada e SHBA-ve në Shkup
Ambasada e SHBA-së në Shkup

Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, duke theksuar se i inkurajon të gjitha partitë politike që t’u mbahen detyrimeve të cilat i kanë marrë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinës së 20 korrikut, ndërkaq ata shtojnë se në këto detyrime bën pjesë edhe përkrahja e PSP-së.

“I inkurajomë të gjitha partitë që t’u përmbahen detyrimeve që i morën sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe marrëveshjes së 20 korrikut, me të cilat do të duhet të sigurohen zgjedhje të besueshme, punë të papenguar të PSP-së dhe mbikëqyrje të pavarur të mediave. Vendosja e përgjegjësisë për përgjimin e paautorizuar dhe akuzat për keqpërdorim nga pushteti janë kruciale për dalje nga kriza politike në të cilën gjendet Maqedonia. Besojmë se kërkesat e PSP-së për mbështetje themelore dhe hetim të pavarur janë të arsyeshme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, transmeton Portalb.

Ambasada e Holandës
Ambasada e Holandës

Me reagim të njëjtë doli edhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës, e cila në reagimin e tyre thonë se roli I PSP-së është kyçe në këtë proces, të cilës i duhet mbështetje nga të gjitha anët.

“Holanda gjithnjë është për llogaridhënie si një ndër kushtet themelore për kthimin e besimit në sistemin politik të shtetit. PSP-ja luan rol të rëndësishëm në këtë proces, për këtë i është e nevojshme mbështetje e vazhdueshme nga të gjitha anët që në mënyrë të papenguar ta kryej misionin e saj, ashtu siç u morën vesh liderët politik, për të mirën e Maqedonisë, qytetarëve dhe ardhmërisë së saj”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Holandës.

Eduard Kukan
Eduard Kukan

Eurodeputeti, Eduard Kukan, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “Meta”, shprehi shpresë së Prokuroria Speciale Publike (PSP), do ta fitojë mbështetjen nga institucionet demokratike dhe politikanët e Maqedonisë, njofton Portalb.

“Plotësisht e përkrahi pavarësinë e PSP-së në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinës. Shpresoj se ky institucion do të punojë në mënyrë të pavarur dhe do ta fitojë tërë mbështetjen e patjetërsueshme dhe respektin nga institucionet demokratike dhe politikanët e vendit”, deklaroi Kukan, në pyetjen se si e komenton vendimin e djeshëm të Kuvendin e cila i refuzoi propozimet për ndryshimet e ligjit për PSP, gjegjësisht vazhdimin e afatit për hetim, por edhe të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Pas refuzimit të propozimeve, PSP ka përsëritur qëndrimin duke thënë se “Mos sjellja e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve do ta rëndojë punën e tyre”.

PSP: Ngelemi të pafuqishëm për disa lëndë, pa ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve

Përndryshe, BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë katër partitë që u dakorduan për formimin e një Prokurorie Speciale Publike për ndjekjen e atyre që kanë keqpërdorur funksionet shtetërore për t’u pasuruar personalisht. Megjithatë, jo të gjithë partitë e përkrahin njëzëri këtë institucion për përndjekjen e krimit. Ndryshe, edhe brenda partive ka ndarje sa i përket mbështetjes së PSP-së.

Këtë dje e vërtetuan deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ndryshimet ligjore që i kërkon kryeprokurorja Speciale nuk kaluan në Kuvend, përcjellë Portalb.

BDI e ndarë në mbështetjen e Prokurorisë Speciale Publike

Deputetët e BDI-së nuk ishin unik në mbështetjen e këtyre propozim – ligjeve. BDI-ja u arsyetua se ky propozim – ligj është iniciativë e partisë opozitare LSDM dhe se duhet të jetë drejtpërdrejtë nga Katica Janeva për ta përkrahur njëzëri.

Bekim Fazliu për Portalb tha se PDSH e përkrahë punën e PSP, por megjithatë, kujtojmë se në seancë nuk ishin të gjithë deputetët e PDSH-së, kur në rend dite ishte votimi i ndryshimeve që janë kërkuar nga Janeva.

Në bllokun maqedonas, LSDM akuzoi shumicën parlamentare se po e mbron krimin e Nikolla Gruevskit, ndërkaq, VMRO-DPMNE-ja, u arsyetua me atë se, siç thonë ata, PSP-ja për Kuvendin ka thënë se është jo-legjitim.

Janeva e vendosur, personalisht dorëzoi para deputetëve iniciativën për ndryshimin e Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur

Këto ndryshime ligjore, Janeva i kërkoi nga Kuvendi me qëllim që të ketë efikasitet më të madh në rastet si “Monstra”, “Sopoti” dhe “Martin Neshkovski”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button