Presidenti kolumbian këmbëngul të shpëtohet marrëveshja paqësore me FARK-un

Presidenti kolumbian Huan Manuel Santos emëron ekip special  nga funksionarët qeveritar, për biseda me opozitën,  në përpjekje të shpëtohet  marrëveshja paqësore me FARK-un, pasi marrëveshja nuk ishte pranuar në referendum, që u mbajt të dielën.

Santos është takuar me liderët politik në Kolumbi, por në takim nuk ka marrë pjesë ish presidenti Alvaro Uribe, i cili në fushatën para referendumit ka kërkuar nga kolumbianët ta hedhin poshtë marrëveshjen.

Uribe i cili tani është senator dhe lider i partisë Qendra Demokratike, e ka akuzuar qeverinë se në negociatat ka qenë “shumë toleruese” ndaj kryengritësve.

Marrëveshja ishte nënshkruar javën e kaluar, pas të paktën katër viteve negociata, me çka duhet t’i jepet fund përleshjeve luftarake mes armatës së Kolumbisë dhe kryengritësve majtist, të cilat zgjatën 52 vjet.

Rreth 260 mijë persona ishin vrarë, ose humbën jetën në përleshjet dhe dhunat luftarake, ndërsa tetë milionë tjerë ishin shpërngulur.

Me marrëveshjen, për të cilën është negociuar në Havana, në Kuba, kryengritësit u pajtuan t’i lënë armët, të ndalen me veprimet luftarake, ndërsa për kthim, t’u mundësohet të përfshihen në jetën politike kolumbiane.

Marrëveshja duhej të verifikohet në referendum,  por në befasi të madhe në opinionin kolumbian, votuesit e hodhën poshtë  me shumicë minimale prej vetëm 60 mijë vota.

Uribe kërkoi nga Qeveria t’i vazhdojë negociatat, por nga zërat e negociuesve kërkoi të jenë më të ashpër ndaj kryengritësve.

Ish presidenti Uribe kërkoi ato pjesëtarë të FARK-ut të cilët kanë kryer vepra të rënda penale dhe krime gjatë luftimit, të arrestohen dhe dënohen  derisa disa nga udhëheqësit e FARK-ut të mos mund të kyçen në politikën vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button