fbpx

Ambasadori grek përmend kontestin e emrit sa për ‘sy e faqe’

Ambasadori i Greqisë në Shkup Haris Lalakos gjatë prezantimi të prioriteteve të Presidencës greke të BE-së në Kuvend, nuk u ndal aspak te zgjerimi i Unionit apo çështjet bilaterale mes Shkupit dhe Athinës.

Vetëm pas kritikave të shumta të deputetëve që i drejtuan në adresë të Athinës se bllokon integrimet evropiane të Maqedonisë, gjë që dëshmohet edhe përmes shmangies së këtij procesi gjatë udhëheqjes së saj me Union, Lalakos tha se fakti që zgjerimi i BE-së nuk gjendet ndër 4 prioritet kryesore nuk do të thotë që Greqia nuk do të mbështes rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit.

“Greqia gjithmonë ka qenë një shtet i cili ka qenë mbështetës i fuqishëm i politikës së zgjerimit të BE-së, sidomos në rajonin e Ballkanit”. Në jemi ‘pro’ zgjerimit me Ballkanit sepse kjo është mënyra më e mirë për të siguruar stabilitetin tonë, theksoi Lalakos.

Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi tha se vendi vazhdon me seriozitet të përmbush obligimet në rrugën evropiane si dhe “Maqedonia vazhdon të jetë e hapur për iniciativa rreth zgjidhjes së çështjeve të hapura me fqinjët”.

Antonio Milloshiski nga VMRO DPMNE porositi ambasadorin grek që të përcjell mesazhin në Athinë se : “Dëshira ynë është që të ballafaqohemi me frikësimet e Greqisë, shqetësimet, frustrimet dhe komplekset të lidhura me historinë, arsimin, simbolet, të cilat i ndajnë dy shtetet apo interpretohen në një mënyrë të tillë me qëllim që të krijohet hendeku në marrëdhëniet e dy vendeve”.   

Sipas Gordan Georgiev, nga Maqedonia shumë kërkohet një kohë të gjatë dhe ky rreth magjik gjithnjë e më shumë ndërlikohet.

 “Kjo u mundëson politikanëve të caktuar të papërgjegjshëm këtu ta keqpërdorin një pozitë të tillë të ‘paqartë’ dhe të përfitojnë nga kjo situatë pikë politike të lira dhe afatshkurtra”.

Nga ana tjetër sipas Ambasadorit të BE-së Aivo Orav, fakti që zgjerimi nuk gjendet në prioritet e Presidencës greke nuk do të thotë që Unioni ka hequr dorë nga ky proces, për të cilin siç tha janë të aranzhuar si Komisionari për zgjerim ashtu edhe drejtoria me një numër të madh zyrtarësh. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button