fbpx

Wawrinka eliminoi Gjokoviçin për gjysmëfinale

Fituesi i i trefishtë i “Asutralian Open” rresht, serbi Novak Gjokoviç, eliminohet nga ky Grand Slam, pasi në çerekfinale pas saktësisht 4 orë lojë, humbi nga tenisti zvicëran Stanislav Wawrinka me rezultat 3:2 në sete 2:6, 6:4, 6:2, 3:6 9:7.

Pas një loje fantastike, dramatike dhe të paqartë deri në fund, Wawrinka arriti që në setin e fundit t’ia fitoi shërbimin serbin në gemin e 16, për të kaluar në gjysmëfinale me plot meritë.

Wawrinka do të përballet me Tomas Berdych për një vend në finalen e madhe të “Australian Open”.

Lajme të ngjashme

Back to top button