Prej sot fillon sezoni i ngrohjes

Për shkak të uljes së temperaturave, prej sot, dhjetë ditë më herët, fillon sezoni i ri i ngrohjes për konsumatorët të cilët janë në sistemin Ballkan enerxhi në Shkup

“Në pajtim me regullativat, furnizimi me energji të ngrohjes në tarifat e konsumatorëve mund të fillojë edhe para 15 tetorit nëse temperatura e paraparë mesatare e jashtme për ditën e ardhshme është e barabartë ose 12 gradë celsius më e ulët, sipas të dhënave nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Republikës së Maqedonisë”, citon BEG.

Vendimi përfundimtar për dërgimin e energjisë së ngrohjes në ditët para fillimit zyrtar të sezonit të ngrohejs, 15 tetorit, e miraton Komisioni Regullator për Energjetikë.

“Gjatë disa ditëve të fundit, ekipet kanë kryer prova të vazhdueshme të ftohta në sistem me qëllim që të mënjanohen pengesat eventuale dhe të sigurohet dërgimi në kohë dhe cilësor i energjisë së ngrohjes tek konsumatorët, kumtoi kompania dhe informoi se defektet eventuale mund të paraqiten në numrin e telefonit 01/3076-200, në linkun http://beg-distribucija.com.mk/pregled-i-veb-prijava-na-defekt/ ose përmes sms porosive në numrat 076 350 298, 078 207 056 dhe 070-369-337.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button