Durrës, BE: Duhen 2 mln euro për pastrimin e bregdetit shqiptar

Të paktën 2 milionë euro nevojiten për pastrimin e ujërave të bregdetit shqiptar. shifra u bë publike nga rrjeti i infromimit të BE gjatë një takimi me vendorët e durrësit për këtë cështje. Bashkia e Durrësit pohoi se ndotja në ujërat e njësisë së madhe vendore është ulur ndjeshëm, pasi masat kanë qenë të rrepta.

2 milionë euro investime nevojiten për të pastruar ujërat bregdetare shqiptare. Konkluzioni është publikaur nga rrjeti i informimit të Bashkimit Evropian pas monitorimit që ka bërë gjatë kësaj vere në vijën bregdetare të vendit tonë. Por plazhet e Durërsit, sipas Nënkryetarit të kësaj bashkie Sami Gjergji është shprehur se nuk janë të ndotura me ujëra të zeza, pasi pastrohen në impiantin e pastrimit në Shënavlash.

Sami Gjergji nënkryetar i bashkisë Durrës: Njerëz të pandërgjegjshëm duke hedhur inerte, duke ndërhyrë në kanalet e ujërave të zeza, vlerësimit të ngarkesës bakeriale të ujërave të larjes në ujërat detare. Vlerësimit të rrezikut shëndetësor të pushuesve dhe banorëve të zonës, transmeton Oranews.tv.

Miriam Angoni, drejtuese e rrjetit të informimit të BE-së kërkoi më shumë investime, sidomos në ndërtimin e impianteve të reja të trajtimit të ujërave të ndotur.
Miriam Angoni drejtuese e rrjetit të informimit të BE-së: 40% e ujërave larës nuk kanë cilësinë e mjaftueshme dhe njollat e kuqe janë të lokalizuara kryesisht në zonën Durrës-Kavajë.

BE ka siguruar një grant prej 110 milion euro për sektorin e ujit nga të cilat më shumë se gjysma shkojnë për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve ujore përgjatë deteve adriatik e jon. Takimi në Durrës me përfaqësues të drejtorive të shëndetit publik, pushtetit vendor, agjencisë kombëtare të bregdetit, shoqatave të mjedisit dhe operatorëve turistikë, do të vijojë në Shkodër, Durrës e Vlorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button