Bogoev: Qeveria e Gruevskit trajton nxënësit si minjtë eksperimental

Qeveria e Gruevskit i trajton nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si minjtë eksperimental, në kurrizin e të cilëve po kryhen projekte reformuese, tha Stefan Bogoev kryetarë i të rinjve të LSDM-së.

“Këtë vit testimin ekstern do ta mbrojnë edhe nxënësit e viteve të tjera në shkolla të mesme, që është e palogjikshme. Në mënyrë plotësuese po ngarkohen nxënësit maturant që kanë edhe maturën shtetërore”, theksoi Bogoev dhe shtoi se publikimi i pyetjeve për testimin ekstern, për gjoja zvogëlim të stresit të nxënësve është dëshmi se qeveria është e vetëdijshme për gabimin dhe dështimin e projektit.

Bogoev përkujtoi dy masat që janë në programin e LSDM-së duke thënë se LSDM-ja do të heq testimin ekstern dhe në vend të politikës së shtypjes ndaj mësuesve ato do të stimulohen që të punojnë më shumë.

“Këto masa janë demokratike dhe realisht të mundshme dhe LSDM-ja do ti zbatojë menjëherë pas ndryshimit të qeverisë. Është për keqardhje që disa gjenerata janë dëmtuar nga këto projekte”, tha Bogoev.

Lajme të ngjashme

Back to top button