fbpx

SHBSH: Ministria e Kulturës diskrimonon botuesit shqiptarë

Shoqata e Botuesve Shqiptar (SHBSH) Shkup, edhe një herë ka folur për avazin diskriminues që ia bën Ministria e Kulturës (MK) Buesve shqiptarë.

Kryetari i SHBSH-së, Qamil Rufati, është shprehur i shqetësuar dhe pakënaqur me programin e MK-së për vitin vijues dhe e ka quajtur atë diskriminues.

‘A ka më diskriminim se botuesi maqedonas të merr 15 tituj, ndërkaq shqiptari vetëm dy?’ ka pyetur Rufati.

Ata sot edhe zyrtarisht kanë parashtruar Ankesat dhe dyshimet se në këtë ministri është bërë diskriminim në zgjedhjen e titujve.

 ‘Meqë vërejtjet tona janë të ngjashme me ata të vitit të kaluar, kemi vendosur të mos përsëritemi, por të kërkojmë në mënyrë ligjore të ndërpritet ndarja e Kontratave botues-ministri, më mirë thënë aplikantët sepse shumica e tyre që kanë përfituar, nuk kanë të drejtë të jenë aplikant dhe përderisa të përfundojnë procedurat hetimore të Komisionit për Antikorupcion dhe për antidiskriminim’ tha Rufati./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button