fbpx

Besimi dhe Poposki nesër në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe Ministri i punëve të Jashtme Nikolla Poposki, nesër, 22 Janar do të realizojnë vizitë pune në Bruksel ku do të takohen me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Gjatë vizitës do të realizohet takim i përbashkët me Euro-komisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ku do të bisedohet për progresin në përmbushjen e prioriteteve kryesore nga Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë (HLAD) si dhe vazhdimi i mëtutjeshëm i të njëjtit. Në takim gjithashtu do të shqyrtohen perspektivat e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë në vitin 2014.

Zëvendëskryeministri Besimi do të takohet edhe me raportuesin e Parlamentit Evropian Riçard Hovit, ku do ta informojë për progresin e fundit në sferat e rëndësishme reformuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button