fbpx

Nesër testohen maturantët, Lushi: jemi gati

Gjatë ditës së nesërme të gjithë maturantët e shkollave të mesme profesionale do ti nënshtrohen testimit ekstern. Në qytetin e Tetovës, ethet e provimit ekstrën do ti ndjejnë 1900 maturatë, prej tyre 1500 janë shqiptarë dhe 400 maqedonas dhe turk nga pesë shkolla të mesme profesionale dhe një artistike.

”Me datë 22 dhe 24 janar  qendra shtetërore për vlerësim do të organizojë dhe zbatojë të arriturat e nxënësve të viteve të katërta, në të gjithë shkollat e mesme komunale” deklaroi udhëheqësi i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Fadil Lushi.

Çdo nxënës do ti nënshtrohet dy provimeve  ndërsa gjithë aktiviteti do të mbikëqyret nga ana e këshilltarëve pedagogjik dhe profesorëve të shkollave amë ku edhe do të mbahet testimi, informoi ai.

Testimi ekstren në Maqedoni për herë të parë u realizua para disa muajve me probleme dhe palogjikshmëri në pyetjet e testit. U organizuan protesta dhe u mblodhën mijëra nënshkrime për ta shpallua atë pilot por Ministria e arsimit nuk pranoi. Tani mbetet të shohim se çfarë do të sjell dita e nesërme pasi që nga ministria thonës se i kanë pranuar vërejtjet e dërguara për gabimet në këtë test. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button