Kryeministri kroat: Jo e drejtë që Serbia nisi negociata me BE, para Shqipërisë

Kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, ka thënë se, nuk është e drejtë që Serbia po fillon negociatat e pranimit në BE-në, ndërsa Shqipëria jo. Ai premtoi se Kroacia do të japë ndihmën e saj në procesin e integrimit të Shqipërisë.  “Qëndrimi ynë është se Shqipëria, si edhe vendet tjera të rajonit të filloj negociatat e pranimit sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është qëndrimi ynë aktual dhe i tillë do të mbetet edhe më tej, në organet evropiane”, tha Milanoviç, duke kujtuar se, duhet të kihet parasysh se Kroacia ka vetëm një votë dhe jo më tepër. 

“Por ky zë do të dëgjohet me një racionalistet të matur, por gjithsesi qartë! Dhe sa më parë që do të filloni, më parë edhe do të përfundoni integrimin, sepse ky është një proces i gjatë dhe i vështirë”, tha Milanoviç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, njoftoi “Hina”. 

Shqipëria kishte shpresuar që të fillonte bisedimet me BE-në në dhjetor të vitit 2013, por statusi iu refuzua dhe pritet që vendi të nisë negociatat në qershor të këtij viti. Kryeministri kroat mendon që qershor është një datë realiste për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

“Fatkeqësisht, në politikë nuk mund të udhëhiqeni vetëm me kritere racionale. Por pasi shteti shqiptar është anëtar i NATO-së, atëherë kjo do të thotë se të paktën e ka ushtrinë si një pjesë të aparatit shtetëror  që është i harmonizuar me standardet më të larta ndërkombëtare. Pra, sipas analogjisë, meriton që t’i jepet shansi që të paktën të negociojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Vetëm edhe një fjali, ne do të kundërshtojmë nga ana jonë paragjykimet në Evropë, sepse politika evropiane në disa shtete që janë shumë demokratike shpesh është nën presion të paragjykimeve ndaj disa etnive dhe rajoneve, dhe ne do të jemi zëshëm, por në mënyrë të qytetëruar, kundër kësaj dukurie sepse edhe vetë i kemi përjetuar këto raporte dhe paragjykime. Dhe kjo nuk është e mirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button