Hashim Thaçi:I përcolla mesazhin Gruevskit për mbledhje të përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me ambasadorin e ri të Maqedonisë në Prishtinë, Ilija Strashevski, të cilit i uroi mirëseardhje dhe i shfaqi gatishmëri për bashkëpunim.

Thaçi përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se nga ambasadori i ri ka kërkuar që t`i përcjellë mesazhin kryeministrit Nikolla Gruevski për përmbylljen e shpejtë të përgatitjeve për mbajtjen e mbledhjes se përbashkët të dy qeverive, të Kosovës e të Maqedonisë.

Më 11 janar Kosova mbajti në Prizren mbledhje të përbashkët me Shqipërinë dhe paralajmëroi se këso mbledhjesh do të mbajë edhe me qeveritë e Malit të Zi e të Maqedonisë. /koha.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button