Shilegov: Edhe sot Gruevski dhe VMRO – DPMNE-ja treguan se frikohen nga PSP-ja

“Vetëm Nikolla Greuvski dhe VMRO – DPMNE-ja, frikësohen nga Prokuroria Speciale dhe për atë refuzojnë ë votojnë për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, ata nuk duan që PSP fuqishëm t’i mbarojë hetimet”, tha në konferencë për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton Portalb.

Ai shtoi se deputetët u bënë ndihmës të krimit të cilën po e ndjekë PSP, ndërkaq votimi alibi i BDI-së, edhe këtë parti e vendosë në të njëjtën kategori.

“Për tejkalimin e krizës, nuk duhet që të iket nga përballja me drejtësinë. PSP është pjesë kyçe për dalje nga kriza politike. Se Parlamenti është jo-legjitim, ne atë e konstatojmë që moti dhe ajo nuk është diçka e re. Kthimi ynë në Kuvend ishte që të tejkalohet kriza politike. Nëse do të kishte interes tek ata do të mundej të gjendej marrëveshje. Pakënaqësia e VMRO – DPMNE-së prej prokurorit special është se ata kanë çfarë të fshehin. “Mbajeni vjedhësin”, është sintagmë me të cilët ndër vitesh funksionon VMRO – DPMNE-ja. Nëse janë të pastër dhe qëndrojnë në fjalën që e kanë dhënë, pse nuk votuan për këto propozim ligje”, tha Shilegov.

Ai gjithashtu potencoi se BDI dhe VMRO – DPMNE-ja, merren vesh për gjithçka, përveç listave zgjedhore. Ajo, sipas tij, është vetëm blof politike. /Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button