Kiracovski kërkon mbështetje nga deputetët për anulimin e vlerësimit të administratës

Zëvendësministri plotësues i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandat Kiracovski sot apeloi që deputetët t’i japin mbështetje nismës së tij për anulimin e vlerësimit të administratës publike deri më vitin 2017.

Sipas tij, çdo votë e dhënë prej deputetëve kundër kësaj nisme të tij do të jetë votë për, siç tha, presionet partiake mbi administratën pasi që vlerësimi duhet të zbatohet në dhjetor për kur janë caktuar zgjedhjet parlamentare.

“Kjo është e palejueshme dhe në kundërshtim me anagazhimet për proces zgjedhor korrekt dhe të rregullt. Bëj thirrje për seriozitet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anulimin e vlerësimit deri në fund të vitit 2017. Deri atëherë do të bëhet debat i gjerë që të gjendet model përmes së cilit të punësuarit në administratë do të motivohen në vend se të dënohen. Nuk do të lejoj presione, kanosje dhe kushtëzime mbi administratën”, deklaroi Kiracovski para Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Nisma e tij për anulimin e vlerësimit të administratës është në rend dite të seancës së sotme kuvendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button