Keidi Bare: Kujdes nga Koke, Shqipëria mund të befasojë Spanjën

Mesfushori i kombëtares U21 dhe Atletico Madrid, Keidi Bare, në një intervistë për “Procesin Sportiv”, tha se Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë në përballjen ndaj Spanjës, por në futboll nuk është asgjë e pamundur, transmeton TCH.

“Për Spanjën nuk është se duhet të flas shumë sepse i njohim cilësitë e kësaj kombëtareje. Spanja ka një skuadër shumë të mirë dhe Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë, por në futboll nuk është asgjë e pamundur”, tha ai.

I pyetur se kë duhet të ketë kujdes më shumë Shqipëria nga shokët e skuadrës së tij tek Atletico, mesfushorin Koke apo anësorin Saul, Kedi Bare dha këtë përgjigje.

“Koke është pasues i Xavit në mesfushën e Spanjës dhe mendoj se duhet të kemi më shumë kujdes atë. Saul është tjetër lloj lojtari me detyra të tjera”, tha Bare.

Në lidhje me karrierën e tij, Bare tregoi se prej kohësh është duke u stërvitur me skuadrën e parë, ndërsa shpreson që të përfshihet në ekipin e parë nga Simeone.

“Jam stërvitur me skuadrën e parë dhe tani presim e të shohim. Mendoj se kam dhënë maksimumin, tani Zoti e ka në dorë”, u shpreh ai.

Nuk largohemi nuk skuadra e Simeones, trajner i cili, sipas Bares, është arsyeja kryesore pse Atletico është rritur shumë dhe arsyeja pse lojtarët luftojnë deri në minutën e fundit në fushë.

“Pse luajnë nga fillimi në fund me një freski? Marrin doping që të gjithë”, thotë me shaka ai, për të treguar se çfarë ndodh në të vërtetë. “Simeone është një trajner shumë motivues dhe kjo është e gjitha. Ai i motivon si në fu shë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes prandaj janë të gjithë të karikuar”, tha Bare.

Izraeli është kundërshtari i radhës për kombëtaren e Shpresave dhe Bare është optimist. Edhe pse kombëtarja U21 do të vuajë mungesën e tre lojtarëve kryesorë si Grezda, Manaj e Latifi, mesfushori i Atleticos mendon se ekipi ka cilësinë për të marrë rezultat pozitiv.

“Shpresojmë që të ia dalim. E vërtetë që lojtarët që i përmendet janë shumë të rëndësishëm, por kemi ekip shumë të mirë dhe mund t’ia dalim”, deklaroi Bare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button