fbpx

Serbia hap sot negociatat me BE

Serbia ka para saj një sërë sfidash në rrugën e integrimit europian, është shprehur komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle, në  konferencën për shtyp pas takimeve me përfaqësuesit më të lartë serb Ivica Dacic e zv/kryeministrit Alëksandar Vucic. Këta të fundit ndodhen në Bruksel, pasi sot Serbia hap negociatat më BË për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane. 

“Beogradi duhet të angazhohet në përmbushjen e të gjitha detyrimeve për normalizimin e marrëdhënieve më Prishtinën dhe të vazhdojë në implementimin e marrëveshjes së Brukselit si dhe të vazhdojë përpjekjet për të arritur standardet evropiane si dhe reformat, veçanërisht respektimin i ligjeve”, shtoi Fule.  

Ai tha së procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën do të trajtohet në kapitullin 35. 
Komisionari për zgjerimin tha gjithashtu së Serbia ka bërë shumë hapa para, ndërsa ajo sot bën hapin simbolik në drejtimin e duhur drejt BE.

Ndërsa kryeministri serb Ivica Dacic tha para nisjes së konferencës në Bruksel së ai nuk pret kërkesa të reja si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BË, të përcaktuara në kapitullin 35, që i referohet Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button