“Plenumi Studentor” nesër do të mbajë referendum: Çfarë organizimi studentor doni?

“Plenumi Studentor”, nesër prej 09 deri më orën 17, do të organizojë referendum në të cilin studentët do të duhet të tregojnë se çfarë organizimi studentor duan. Votimi do të jetë i fshehur, ndërkaq vendvotime do të ketë në të gjitha fakultetet e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, njofton Portalb.

Për të votuar, studentët duhet që komisionit t’ua tregojnë indeksin ose kartelën identifikuese studentore. Të drejtë vote kanë të gjithë studentët deri në studimet deridiplomike dhe master – studime.

“Edhe pse ky referendum është jo-formal, megjithatë ka një rëndësi, me të cilën duhet t’u kryhet trysni senatorëve. U bëjmë thirrje të gjithë studentëve që nesër aktivisht të dalim dhe të mund të tregojmë një “jo” për Parlamentin Kriminel Studentor”, deklaroi Gjorgi Rajçinoski nga “Plenumi Studentor”.

Ata gjithashtu thonë se pjesëmarrja është e rëndësishme, por është edhe më e rëndësishme është që të kryhet në atmosferë korrekte dhe demokratike, që studentët të tregojnë se më ndërgjegjësim të lartë i shfrytëzojnë mundësitë e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button