Tetë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Sot bëhen 8 vjet nga vdekja e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova i cilësuar si arkitekt i pavarësisë, Rugova kujtohet sot nga partia që themeloi, Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që doli nga LDK, Lidhja Demokratike e Dardanisë si dhe parti, institucionet e personalitete të tjera.

Në përvjetorin e tetë, homazhe te varri i tij, pritet të bëjë sot, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me bashkëpunëtorët e tij. Ata, gjithashtu do të vizitojnë familjen e Rugovës, dhe organizojnë akademi përkujtimore për nder të veprës së tij.
Homazhe te varri, i ish presidentit Rugova, do të bëjë sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci me bashkëpunëtorë të tjerë.

Ndërkohë, homazhe te varri i Rugovës, do të bëjë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në çdo përvjetor, varri i Rugovës, në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, është vendtakim për liderë dhe qytetarë që vlerësojnë veprën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button