MASH dhe BZHA diskriminojnë gjuhën shqipe, Safet Neziri hesht!

Në ueb faqet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), si dhe në atë të  Byrosë për Zhvillim të Arsimit (BZHA), nuk ka asnjë paralajmërim apo njoftim në gjuhën shqipe. Informatat jepen vetëm në gjuhën maqedonase.

Për këtë diskriminim të gjuhës së dytë zyrtare në Maqedoni, analisti Osman Kadriu thotë se nuk është i vetmi dhe nuk duhet habitur për këtë çështje.

“Kjo që po ndodh në institucionet shqiptare vërteton se gjuha shqipe nuk trajtohet si gjuhë e dytë zyrtare. Edhe pse për këtë nuk duhet habitur sepse vetë kushtetuta diskriminon gjuhën shqipe, pasi që e paraqet atë si gjuhë të cilën e flet mbi 20 përqindëshi dhe jo si gjuhë shqipe”, tha Kadriu për Portalb.

Ai shton se edhe ato institucione të cilat thuhet se e zbatojnë këtë ligj, nuk e zbatojnë si duhet.

“Edhe në ato institucione shtetërore në të cilat zbatohet gjuha jonë, është zbatim gjysmak, pasi që ose ka gabime drejtshkrimore ose nuk përkthehen gjitha dokumentet apo njoftimet në gjuhën shqipe”, shtoi Kadriu.

Ndërkaq sa i përket mos zbatimit të gjuhës shqipe, këto dy institucione nuk japin përgjigje duke mos u paraqitur thirrjeve të Portalb. Në arsim e kemi zv/ministrin Safet Neziri i cili preferon të hesht sa herë kur redaksia jonë kërkon pëgjegjësi publike për padrejtësitë ndaj shqiptarëve.


Po ashtu edhe nxënësit dhe profesorët ankohen për këtë çështje.

“Kemi vështirësi të gjejmë dokumentet apo ja edhe pyetjet për testimin ekstern pasi që gjithçka është në gjuhën maqedonase dhe ndonjëherë nuk dimë edhe të orientohemi”, tha Ylber L., nxënës i shkollës së mesme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button