Reporterët pa kufij: Gjykata do të mbyll javoren e vetme të pavarur

Reporterët pa kufij, dënojnë fuqimisht, maltretimin gjyqësor të gazetës “Fokus”, njëra nga publikimet e fundit të pavarura në Maqedoni.

“Edhe njëherë gjykata në Shkup, e ka dënuar gazetën Fokus me një dënim të lartë në të holla, me çka nënkuptohet se ka për qëllim që ta mbyll javoren e vetme të pavarur në Maqedoni”.

Nëse drejtësia patjetër duhet të vendoset dhe është normale se spekulimi duhet të sanksionohet me ligj, gjykata duhet ta ketë parasysh për çfarë këtu bëhet fjalë:

“Të drejtën e opinionit të informohet nga ana e burimeve të pavarura të informacionit, për projektet e vendit”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa kufij.

“Në këtë rast, një balanc i tillë nuk respektohet dhe liria e shtypit përsëri do të vuaj. Në vendin e radhitur në vendin e 116 sipas indeksit të fundit për lirit e shtypit, nuk i duhet edhe një degradim i tjetër”, thuhet në reagimin e Reporterëve pa kufij, organizatë ndërkombëtare e fokusuar në mbrojtjen e lirisë së mediave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button