Yjet, pas ditëlindjes së Michelle Obamas

Kishte festuar ditëlindjen e 50. Dhe Michelle Obama kishte pasur të ftuar në Shtëpinë e Bardhë disa nga emrat më të njohur të muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër ta edhe Beyonce e Jay-z…

Të premten e fundit, Michelle Obama ka festuar ditëlindjen e saj të 50. Dhe në një ngjarje si kjo s’kishte se si të mungonte e adhuruara e presidentit Obama dhe të protagonistes së kësaj mbrëmje Michelle. E ftuar ekskluzivisht për këtë mbrëmje festive, Beyonce kishte me vete në këtë aheng edhe vajzën Blue Ivy.

E Jay-Z sigurisht që ishte i ftuar nderi në këtë festë ditëlindje. Beyonce në Shtëpinë e Bardhë ka kënduar disa nga hitet e saj si “All the Single Girls”. Ajo në këtë mbrëmje ishte shoqëruar edhe nga Stevie Wonder përderisa në këtë ditëlindje ishin të ftuar 300 mysafirë. Burimet thonë se edhe Paul McCartney, Jennifer Hudson, Bill dhe Hillary Clinton dhe njëri prej pronarëve të Facebookut Sheryl Sandberg po ashtu kanë qenë në këtë mbrëmje.

Ndryshe, pasi që gjithçka kishte përfunduar, me festën në Shtëpinë e Bardhë, çifti i mirënjohur në industrinë e këngës, kanë ndarë pak kohë për një qëndrim në një restorant një Manhattan, shkruajnë mediat botërore. E ndonëse të ftohtit kishte mbërthyer këtë shtet, ata ishin kujdesur që edhe ata por edhe vajza të vishen në mënyrën më të përshtatshme për t’iu rezistuar temperaturave./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button