Prej nesër festivali dyditor i filmit në Tetovë

Prej nesër deri të shtunën do të mbahet edicioni i pestë i Festivalit të pestë ndërkombëtar i filmit në organizim të TIFF Oda nga Tetova, informoi sot në konferencën për shtyp, kryetari i festivalit Sabedin Selmani.

Tradicionalisht festivali ka tre pjesë kryesore edhe atë tribunë dhe diskutime, që do të mbahen në orët e paradites, programi kryesor garues i filmave me metrazh të shkurtër në orët e pasdites dhe projeksionet e mbrëmjes në katër filma me metrazh të gjatë. Të gjitha këto aktivitete janë falas për vizitorët. Është parashikuar edhe vizitë e pjesëmarrësve në disa objekte nga sfera e kulturës dhe arsimit në qytet si galeria e arteve-Hamami i vjetër, Xhamia e larme, kompleksi Arabati baba Teqe dhe ndërtesa kryesore e USHT-së.

“Në programin kryesor garues kemi marrë 855 filma artistik me metrazh të shkurtër, kështu që komisioni në përbërje të Tomazh Petra nga Republika Çeke, Marijan Zidar nga Sllovenia dhe Afrim Saliu me origjinë nga Maqedonia, e i cili jeton dhe punon në Kosovë kishte shumë punë që të zgjedhë 36 filma që vijnë nga 25 vende dhe që mund të shfaqen në festival”, deklaroi Selmani.

Në kuadër të projeksioneve të mbrëmjes me metrazh të gjatë që do të fillojnë në orën 20, nesër do të shfaqet filmi kosovar kandidat për Oskar “Shok” i refgjisorit Xhejmi Donahju, të mërkurën ky orar është rezervuar për filmin “Netë të mjalta” të regjisorit të Maqedonisë Ivo Trajkov, vijues në programin është “Kromi” nga Shqipëria, i regjisorit Bujar Alimani dhe të premten do të shfaqet filmi “Babai” që është bashkëproduksion i pjesëmarrësve nga tre vende, Kosova, Maqedoni dhe Gjermani dhe në regji të Visar Morinës. Shpallja e fituesit dhe mbyllja e festivalit është parashikuar për të shtunën në pllajën para Qendrës së kulturës Ilo Anteski Smok në Tetovë.

Edicioni i pestë i Festivalit ndërkombëtar të filmit TIFF Oda në Tetovë është ndihmuar nga Agjencia për filma të Maqedonisë, Komuna e Tetovës, Qendra e kulturës Ilo Anteski Smok, USHT-ja dhe mbështetës të tjerë të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button