Komuna e Kavadarit kërkon 5 mijë euro nga portali “Qyteti im”

Ueb portal Qyteti im informon se për shkak të teksteve të publikuara, Komuna e Kavadarit ka paditur shoqatën Projekt-BE dhe kërkon 5 mijë euro dëmshpërblim për shkak të fyerjes për shkelje të nderit dhe reputacionit. 

Në padi kërkohet që personi përgjegjës Qiro Bebexhakov nga shoqata Projekt – BE nga Kavadari të paguaj 300 mijë denarë.

Padia është ngritur për shkak të katër teksteve që janë publikuar në portal. 

„Qëllimi i tyre është që të vendosin një errësirë absolute dhe dominante në territorin e Komunës së Kavadarit kur është në pyetje liria e shprehjes, si një nga shtyllat kryesore të demokracisë”, shkruan portali.

Lajme të ngjashme

Back to top button