Rama-Thaçi, angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Kosovës është ndalur gjatë vizitës së sotme në Kryeministri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës në Presidencë, ku u prit nga Bujar Nishani.

Në fokusin kryesor të këtij takimi ka qenë zgjerimi i bashkëpunimit strategjik, tashmë të konsoliduar mes dy vendeve tona dhe me interes të përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes nesh, duke u bërë kështu një shembull për rajonin, si dhe ecuria e axhendës së përbashkët mes dy qeverive.

Rama dhe Thaçi u angazhuan për përkushtim të ndërsjelltë të dy qeverive për të konsoliduar edhe më tej këtë bashkëpunim përmes projekteve të rëndësishme në fushat e infrastrukturës, arsimit, doganave, kulturës, etj.

Thaçi e ka falenderuar kryeministrin Rama për kontributin që qeveria shqiptare ka dhënë dhe vijon të japë në mbështetje të proceseve integruese të Kosovës, si dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button