Venizellos: Rasti me IRJM do të shqyrtohet pa diskriminim në kryesimin e Greqisë me BE

Shefi i diplomacisë greke para komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian për dhënien e datës për bisedime me Maqedoninë e akuzoi “ideologjinë shtetërore në vend dhe marrëdhëniet me fqinjët, posaçërisht me Bullgarinë”.

Duke folur para anëtarëve të komisionit, ku edhe i prezantoi prioritetet e Greqisë gjatë kryesimit me BE-në, shefi i diplomacisë greke Evangelos Venizelos ka thënë se do të shqyrtohet edhe rasti me Maqedoninë.

„Rasti me IRJM-në do të shqyrtohet pa diskriminim”, deklaroi Venizelos.

„Kam kontakte edhe me liderin Ahmeti, i cili është lider i partisë shqiptare, pjesë e koalicionit qeveritar. Ne do të vazhdojmë të kemi marrëdhënie me shtetin dhe pajtohemi që në emrin e shtetit të vendoset një parashtresë gjeografike. Bëhet fjalë për emër që do të lejojë shfrytëzim në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button