Radika zgjon nga gjumi parlamentarët shqiptarë

Protestat e zhvilluara në Tiranë,Peshkopi dhe në Dibër, nxiti reagimin e parlamentarët shqiptar dhe mbarë opinionin e gjerë në Shqipëri.

Protestat e zhvilluara në Tiranë,Peshkopi dhe në Dibër, nxiti reagimin e parlamentarët shqiptar dhe mbarë opinionin e gjerë në Shqipëri. Dibra dhe dibranët me emocione të pafundme nëpërmjet medieve dhe rrjeteve sociale presin me ankth dhe me shpresë cili nga “Të mëdhenjtë” e Qeverisë së Shqipërisë do t’i thotë stop devijimit të lumit Radikë.
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike bashkohen me kërkesat e qytetarëve dibran dhe shoqërisë civile për të ndalur devijimin e lumit Radika, nga projekti i qeverisë maqedonase.

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili kërkoi interpelancë të menjëhershme me Ministrinë e Jashtme, Ditmir Bushati. 

“Nëse ndodh, ky devijim sjell dëme të pallogaritshme për territorin dhe jetën e më shumë se 20 mijë banorëve të Dibrës së Madhe, të cilët janë në shumicë shqiptare. Por gjithashtu, sjell dëme të mëdha jo vetëm ekologjike por dhe ekonomike, edhe në rrethin e Bulqizës dhe Dibër”, thuhet në  mediat shqiptare.

Në anën tjetër  ish kryeministri Pandeli Majko, del me statusin e tij në facebook duke thënë: ”Kam vendosur të jem pjesë e Besëlidhjes së Radikës pasi sot dibranët kanë nevojë dhe po kërkojnë ndihmën e cilit do që dëshiron të japë atë”.

Iritimi i dibranëve vjen nga një shkrim i kryeministrit Rama në  Twiter: “Lumi Radika” shumë zhurmë për asgjë, ska projekt, ska gjasë të ketë fillim të njëanshëm, ska shans të lejojmë prekjen e interesit tonë!

Kryesuesi i Këshillit Komunal, Bashkim Mashkulli, Dritan Lleshi i shoqatave civile dhe inxhinieri i ujërave, Abdyl Koleci duke qenë ne vendin e quajtur “Fusha e Lukovës” dëshmojnë  se punët kanë nisur dhe duhet të parandalohen sa më parë.

Inxhinieri i ujërave, Abdyl Koleci thekson për Portalb se “ Kjo sasi e ujit të mbetur të Radikës nëse na merret  do të thahet i gjithë lumi, flora dhe fauna nuk do të  ekzistojnë. Historia e Dibrës nisën me grykën e Radikës, ka nisur me këngët e këtij lumi, me folklorin popullor. Ky veprim është program madhor politik, Radikën e marrin për prurje sa më të madhe të Vardarit e jo për përfitime ekonomike”.

Në anën tjetër dibranët vërejnë nivel të ulët të liqenit të Dibrës , sasi shumë të paktë të ujit e cila mbetet një çështje e heshtur. Kompetentët vlerësojnë se mungesa e të reshurave të shiut dhe bores kanë mundësuar rënie të madhe të liqenit, por në anën tjetër vërejmë edhe tharje të lumit Radikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button