Shenjat vetëshkatërruese kolektive të Maqedonasve

Gordana Duvnjak, editorial – “Rrezil-paraqitje”, Utrinski Vesnik
N ‘vend të festimit të një feste fetare, ishim  dëshmitarë të pasqyrës tragjikomike nga disa vende të hedhjes së kryqit të cilat tregojnë deri ku kemi ngecur si njerëz dhe besimtarë.

Erol Rizaov , kolumnë – “ Kujdes, Zaev!”, Utrinski Vesnik
Pas fushatës më të re të VMRO – DPMNE kundër liderit të partisë me të madhe opozitare të Zaevit, me të vërtetë njeriu nuk din a të qajë a të qeshë. Vallë deri aty arritën Gruevski dhe DPMNE në frikën e tyre që mos e humbin pushtetin, e të godasin aq ulët.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Sekreti i suksesit të Gruevskit”, Utrinski Vesnik
Vetëm me ndryshime të legjislacionit zgjedhor nuk mundet të ndryshojë situata politike në vend. Opozitës i duhet strategji që të përfshijë çdo individ të afërt nga ideologjia.

Aleksandar Stankovski, kolumnë – “ Krahinë”, Utrinski Vesnik
Idhujt e mbeturinave bashkëkohore kulturore, eunukët e kreativitetit dhe vizionot, mbarojnë si  pre ideologjike dhe politike të kastratëve me të kompleksuar të kreativitetit mendor.

Toni Naunovski, kolumnë – “ Filmat e lira me agjentura janë kryer”, Dnevnik
Me  nxitjen e marrëdhënies armiqësore ndaj Serbisë, Bullgarisë ( po edhe Greqisë), Thellohet lufta brendamaqedone, urrejtja, ndarjet, sindromi vetëshkatërrues – të cilët për fat të keq janë shumë prezent si shenja kolektive të Maqedonasve. Posaçërisht sot, si asnjëherë në histori.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Majtistët ua vodhën ardhmërinë”, Dnevnik
Disa miliardë dollarë, aq sa ishte vlerësuar kapitali shtetëror dh shoqëror nëpër ndërmarrjet, mbaruan në duart e elitës së menaxherëve  dhe asaj politike të qeverisë së atëhershme majtiste. Punëtorët mbetën jo vetëm pa punë, por edhe pa ardhmëri.

Miroslav Grçev, kolumnë – “Mbreti  Edip dhe tragjedia e identitetit të Maqedonisë”, Sloboden Peçat
Çdo fashizëm rilindas është tragjedi Edicione në të cilën hedhet poshtë çdo standard ekzistues identifikimi dhe çdo vlerë jetësore, për shkak të ndonjë identiteti tjetër rilindas joekzistues që kërkohet në të kaluarën e largët  mistike.

Lajme të ngjashme

Back to top button