Angela Martini jeton parajsën

Sado që i është ‘nënshtruar’ fotografëve të ndryshëm nga bota, për sete të ndryshme fotografish, Angela Martini gjithnjë është rikthyer për të pozuar tek mjeshtri i madh shqiptar i fotografisë, Fadil Berisha të cilin e ka cilësuar edhe si dashuria e saj.

Ka nis këtë vit me angazhime të shumta në profesionin e saj. Dhe bashkë me këto angazhime, janë udhëtimet që po ia bëjnë më të bukur punën e saj si modele. Bëhet fjalë për bukuroshen Angela Martini e cila ditën e djeshme ka aderuar në Meksikë.

E shoqëruar nga fotografi i mirënjohur me famë botërore Fadil Berisha, Martini po jeton ditët më të bukura të saj, ndërsa përmes rrjetit social ajo ka treguar se vendqëndrimi i parë ishte Kankuni .

“In Cancun with my love Fadil Berisha Studio viva Mexico”, kishte shkruar bukuroshja, ndërsa kishte publikuar edhe një foto në krahët e Berishës në ‘Instagram’.

Ndryshe në një tjetër status ajo ka theksuar se ka arritur në parajsë. “Last night we arrived to paradise , Tulum”.

Lajme të ngjashme

Back to top button