A do t’ia lehtësojë Kuvendi punën PSP-së?

Në seancën e nesërme të Kuvendit të Maqedonisë në rend dite është caktuar ndryshimi Ligjit për Prokurori Speciale Publike dhe të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve. Seanca është caktuar pas takimit të sotëm të grupit koordinativ të partive politike me kryetari e Kuvendit, Trajko Velanoski, transmeton Shenja.

Të premten, LSDM kërkoi që të mbahet seancë në të cilën do të dorëzoj propozim ligjet, të punuar sipas propozimeve të prokurores speciale Katica Janeva.

Janeva ka kërkuar nga deputetet vazhdimin e afatit për ngritjen e akuzës, e cila tani është e kufizuar në 18 muaj, si dhe precizimin e procedurës për mbrojtje të dëshmitarëve dhe rregullimin e bashkëpunimit me institucionet tjera.

VMRO-DPMNE menjëherë ka njoftuar se nuk do të pranoj asnjë propozim që del nga kornizat e Marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën është akorduar formimi i Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button