Hetime të reja kundrejt Fatmir Limajt

Hetime të reja janë duke u zhvilluar kundër Fatmir Limajt, për vepra korrupsioni.

Dyshohet se në cilësinë e ministrit te Transportit dhe Telekomunikacionit ka keqpërdorur detyrën zyrtare në tre tenderë rrugësh në rajonin e Ferizajt.

Limaj aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, dyshohet për shumë vepra penale, duke përfshirë edhe krimin e organizuar dhe marrjen e ryshfetit.

“Mund të konfirmoj se hetimet kanë të bëjnë me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve, mirëpo nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë EULEX në një përgjigje për Kohën Ditore.

Një proces i ngjashëm gjyqësor kundër tij është duke u zhvilluar në gjykatë. Shkalla e parë ka hedhur poshtë disa vepra kundër tij dhe vëllezërve të tij Demir e Florim Limaj. Hetime t e dyta i ka konfirmuar edhe mbrojtja e të dyshuarit Limaj, por as ata nuk kanë dhënë detaje nëse në këtë rast ka edhe persona të tjerë që po hetohen./Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button