Pesë shtetas të Maqedonisë dëbohen nga Italia për “përkrahje të ISIS-it”

“Pesë shtetas të Maqedonisë, të cilët gjatë kohë kanë jetuar në Itali, janë dëbuar nga shteti për shkak të mbështetjes së të ashtuquajturit “Shteti Islamik – ISIS”, aktiviteteve të saj, sulmeve dhe përkrahjen e klerikëve radikal nga Ballkani”, shkruajnë mediat italiane, transmeton Portalb.

Bëhet fjalë për katër meshkuj dhe një gruaja, anëtarë të një familjes, në moshë prej 28 deri më 52 vjet. Ata, sipas shkrimeve të mediave italiane, janë dëbuar me dekret të ministrit të Punëve të Brendshme të vendit në fjalë, Anxhelino Alfano, për shkak të siç thonë ata, rrezikut në sigurinë nacionale.

Sipas gazetës italiane “La Republika”, policia përpara dy vjetëve ka filluar me hetimin kundër personave të Maqedonisë, pasi që ata në rrjetin social “Facebook”, kanë filluar të publikojnë video – materiale me përmbajtje dhe dokumente me mbështetje për të ashtuquajturin “Shteti Islamik”, përcjellë Portalb.

Kundër shtetasve të Maqedonisë, shkruan gazeta, ka pasur edhe kërkesë për ndjekje penale, por organet gjyqësore në Itali kanë sjellë vendim se dëshmitë e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të ngritur akuzë, pas së cilës është sjell vendim për dëbim, si masë parandaluese.

Përndryshe, pesë shtetasit të Maqedonisë, gjatë kohë  kanë jetuar në Itali dhe kanë pasur ndërmarrje për ndërtimtari. Ata sipas informatave, me shoqërim policor kanë hipur në aeroplan dhe tanimë janë përcjellë drejt Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button