Publikim tendencioz dhe ofendues

[Recension: Debakël mercenar: As për para nuk ka kush ta mbështesë Katicën (FOTO)]

Теkst pa burime precize të informatave, përplot me komente, pa asnjë atribuim të pohimeve të paqëndrueshme dhe ku fotografitë përdoren për manipulim me faktet.

platenichki-debakl-ni-za-pari-nema-koj-da-ja-poddrzhi-katica-foto-republika-onlineLinku deri te artikulli origjinal: Debakël mercenar: As për para nuk ka kush ta mbështesë Katicën (FOTO)

Data e recensionit: 27.09.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

SHUMË PIKËPYETJE

Titulli i publikimit është ashiqare tendencioz. Thuhet se demonstrantët janë të paguar, mirëpo nuk ka dëshmi për pohimin e këtillë nuk janë përmendur as burime zyrtare, e as jozyrtare, më saktë nuk citohen bashkëbiseduesit. Nën titullin komentues kemi një tekst komentues, i cili e akuzon prokuroren speciale publike, Katica Janeva, dhe redaktoren e transmetuesit nacional, Santa Argirova, duke pohuar se “janë bërë rezil”, që paraqet tentim të qartë për diskreditim personal.

Në stilin e njëjtë, fokusi përhapet edhe kah demonstrantët që janë pjesë e “Revolucionit laraman”:

“Duke u shfryer me qytetarët e Shkupit të veshur me “kanatiere-PSP”, ata duhet t’ia kthejnë PSP-së dhe personalitetit të Katica Janevës atë që asnjëherë nuk e ka pasur – kredibilitetin, autoritetin, dinjitetin”. 

Kush thotë se bëhet fjalë për shfryrje me qytetarët? Në bazë të deklaratave të kujt ose në bazë të cilave dëshmi është konstatuar se qytetarët detyrohen ta kthejnë autoritetin e dikujt dhe cili njeri ose institucion ka konstatuar se PSP-ja asnjëherë nuk ka pasur kredibilitet, autoritet dhe dinjitet? Në vend të përgjigjes në këto pyetje, radhiten komente plotësuese, me të cilat sulmohet opozita:

“Gjatë natës, huliganët e revolucionit mercenar të LSDM-së/Sorosit e kanë vandalizuar Gjykatën themelore Shkup 1 ku Zaevi duhet të gjykohet për rastin “Puçi”, ndërsa huliganët duhet të përgjigjen për dëmet milionëshe që i shkaktuan me sjellen e tyre të dhunshme”.

JOPROFESIONALIZËM

Përsëri kemi burim të paqartë për pohimet e këtilla dhe nuk janë prezantuat dëshmi ose deklarata në të cilat do të bazoheshin këto elemente komentuese. Teksti i formuluar në këtë mënyrë është në kundërshtim me standardet profesionale që parashohin se:

Gazetari duhet të bëjë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit (neni 13 i Kodit të gazetarëve).

Njëanshmëria e publikimit ku nuk janë siguruar deklarata nga të akuzuarit, jo vetëm që krijon dyshime për anshmëri politike, por edhe krijon përshtypje se teksti e konteston të drejtën për protestë, që është në kundërshtim edhe e një standard profesional:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…) (neni 1o i Kodit të gazetarëve).

TON OFENDUES

Duhet theksuar se artikulli ka edhe ton ofendues dhe vihet në rolin e prokurorit me pohimin e se “huliganët duhet të përgjigjen për dëmet milionëshe”, që poashtu është në kundërshtim me parimet e gazetarisë profesionale:

Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të jepen sugjerime në lidhje me aktgjykimin. (neni 8 i Kodit të gazetarëve).

Si njëfarë dëshmie për pohimet për “debakël mercenar”, prezantohen disa fotografi të një autori të pacituar. Është interesante të theksohet se fotografia kryesore është bërë nga largësia, ndërsa të tjera janë me kuadër të ngushtuar. Fitohet përshtypja se me fotografitë tentohet të manipulohen faktet, që të ilustrohet se në tubim nuk ka pasur shumë njerëz.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim joprofesional pa burime të informatave, pa deklarata dhe me komente në çdo fjali, “të zbukuruara” me disa spekulime.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button