KV “Shutova” do ta fillojë sezonin me kryesi të re

Klubi i volejbollin Shutova nga Kërçova sezonin që lam pas ishte skuadra më e suksesshme dhe e pa konkurrencë, duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu e fitoi edhe Kupën Mbarëkombëtare “Adem Jashari” në Drenicë. Ky sukses ishte si rezultat i një menaxhimi të përkryer të anëtarëve të Kryesisë së klubit, e që këtë sezon mendojnë të jenë në të njëjtin ritëm, por që kanë pësuar disa ndryshime si në përbërje të volejbollistëve, ashtu edhe në atë të kryesisë.

Para fillimit të sezonit në kuadër të Ligës së parë të volejbollit, u mblodh Kuvendi i klubit me iniciativë të kryesisë, për të diskutuar e vendosur mbi mbarëvajtjen e funksionimit dhe garimit të KV “Shutova”.

Në mbledhje është zgjedhur kryesia e re me sa vijon: Bashkim Mehmeti – kryetar, Baki Beqiri – nënkryetar, Bejtulla Emini- trajner, Emin Nasufi – drejtor dhe Nebi Beqiri – kordinator. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button