Kryetari i ASHMAA-së konfirmon se ka trysni nga partitë politike

“Kam trysni nga shumë anë”, konfirmoi për agjencinë e lajmeve “Meta”, drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), Zoran Trajçevski, në pyetjen se partitë politike a po ndikojnë ndaj tij, njofton Portalb.

“Kam trysni nga shumë anë, por nuk do t’u nënshtrohemi dhe do të punojmë profesionalisht dhe në mënyrë transparente, ashtu sikur edhe deri më tani”, thotë ai.

Përndryshe, komisioni ad – hok për mbikëqyrjen e mediave me tre vota “për” dhe një “kundër”, ditë më parë vendosi që ASHMAA, të ndërmerr procedurë kundërvajtjeje kundër televizioneve “Nova” dhe “Sitel” për jo-balancim gjatë raportimit.

Te radiodifuzionistët tjerë, raportimi i të cilëve ishte mbikëqyrur nga ky trup, nuk është konstatuar shkelje e Kodit Zgjedhor.

Në rastin e televizionit “Nova”, për propozimin e anëtarit Goran Tërpenoski kanë votuar anëtarët, Lubomir Kostovski dhe Lulzim Haziri, ndërkaq kundër ka qenë anëtari Cvetin Çilimanov. Sipas tyre, televizioni e ka shkelur nenin 75, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor. Në sqarimin thuhet se shihen inkuadrime të dukshme negative të disa personave dhe në kontinuitet me ton pozitiv raporton për partinë në pushtet VMRO – DPMNE, transmeton Portalb.

Gjithashtu shtohet se në emisionin “Studio e hapur”, më 16 shtator është konstatuar se gazetarja e emisionit mysafirët e ftuar, ministrin e Financave nga radhët e VMRO – DPMNE-së dhe zëvendësministrin e tij nga radhët e LSDM-së, në mënyrë jo të barabartë i ka trajtuar, duke mbajtur anën e ministrit.

Nga ana tjetër “Sitel”, sipas ad – hok trupit, ka shkelur dy nene të Kodit Zgjedhor, 75, paragraf 1 dhe 75 paragraf b, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e publikimit të lajmeve për aktivitetet e organeve shtetërore, përveç subjekteve politike. Për propozimin e Kostovskit, për sjelljen e procedurës kundërvajtëse, kanë votuar anëtarët Tërpenoski dhe Haziri, ndërkaq Dimishkova dhe Çilimanov kanë qenë kundër. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button