fbpx

Avokati i Kosovës për president të FIFA-s

Do të jetë kandidat për president të shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

Francezi, Jerome Champagne, në një konferencë për media të mbajtur në Londër rreth të ardhmes së futbollit, indirekt ka konfirmuar tendencën e tij për kreun e futbollit botëror.

Champagne organizoi konferencën ‘Shpresa për Futbollin’, e cila përfshinë një sërë idesh të tij rreth ndryshimeve të mundshme pozitive në sportin më të popullarizuar në botë.

Siç transmetojnë mediat ndërkombëtare, francezi tashmë ka filluar lobimin e tij për të marrë sa më shumë vota rreth kandidimit për numrin një të futbollit botëror. E, ai në konferencën e së hënës theksoi se dëshiron ta shoh një FIFA më ndryshe.

“Ne na duhet një FIFA më ndryshe. Më demokratike, më e respektuar, e cila vepron më mirë dhe e cila bën më shumë”, deklaroi Champagne. Gjithsesi, ende pa u futur në ‘luftë’ me zviceranin dhe kreun aktual të FIFA-s, Sepp Blatter, Champagne e di se do të humbas. Në pyetjen nëse mund ta mposht Blatterin për pozitën e kryetari, ai u përgjigj: “Jo nuk mendoj se mundem, ai është njeri që ka shumë lidhje”.

Që një zyrtar të kandidojë për president të FIFA-s, ai së pari duhet të mbledhë pesë vota nga përfaqësuesit e pesë federatave anëtare në këtë organizatë botërore, e çka Champagne pretendon se tashmë i ka, por duke hezituar të japë emra. Ndryshe, Blatter udhëheq me FIFA-n tash e 16 vjet, pra katër mandate, por ai ka lënë hapur mundësinë edhe për një mandat të pestë. Ndryshe, zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen në qershorin e vitit të ardhshëm. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button