BWM M2 do të vijë më 2016

BMW M2 do të vijë si model flamurtar i linjës së re Serie 2 të prodhuesit bavarez të automjeteve, BMW.

Sipas burimeve të brendshme në BMW, me të cilët AutoExpress ka folur gjatë prezantimit të BMW M235i, prodhimi i një BMW M2 Coupe “është shumë i arsyeshëm”.

Një burim ka konfirmuar se një version i rregullt i BMW M235i Racing (veturë vetëm për gara) është shqyrtuar për prodhim. Megjithatë, planet janë shtyrë kur është vendosur se ky version do të binte ndesh me një projekt tjetër të BMW-së. Burimi ka shtuar se kjo i referohet një veture të re të llojit M.

BMW M2 i ri, i shfaqur në këtë ilustrim, pritet të përdorë një version twin-turbo të motorit gjashtëcilindërsh dhe 3.0-litërsh të BMW M235i. Ai parashihet se do të mund të prodhojë rreth 380 bhp, krahasuar me shifrën prej 322 bhp të M235i, përderisa do të lërë mjaft hapësirë për BMW M3 Saloon dhe M4 Coupe me 425 bhp.

BMW M2 pritet të dalë në shitje më 2016 për rreth 60.500 euro, një çmim që do ta distancojë atë nga BMW M3 dhe BMW M4, që shiten për rreth 68.100, përkatësisht rreth 68.700 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button