Përbërja e Lustracionit dhe ligjeve për mediat para deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 82-të në të cilën në rend dite është propozim vendimi për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në agjendën e kësaj seance, mes tjerash janë edhe Propozim ligji për realizimin e projektit infrastrukturor për ndërtimin e gazsjellësit “Kleçovecë-Bllok stacioni i 5-të”, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për tatimin e përfitimit,  për tatimin personal të të ardhurave, për veprime filmike dhe për shërbime audio dhe audiovizuele mediale, të Ligjit për media, të Kodit zgjedhor dhe të Kodit penal, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Duhet të debatohet edhe për propozim ligjin për plotësim të Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për shkak të mjekimit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore dhe të Ligjit për mbrojtje mjekësore, të gjitha në lexim të parë.

Deputetët dje e përfunduan debatin, ndërsa sot vetëm do të votojnë për ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për shpronësim, për përfundimin e punëve llogaridhënëse, për Ligjin për lojëra të fatit dhe për lojëra zbavitëse, për Ligjin për furnizime publike, si dhe për plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me gjërat e organeve shtetërore, të gjitha në lexim të parë.  

Lajme të ngjashme

Back to top button