Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët jugore. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi lokal.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në nëntë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 24 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 8, ndërsa e ditës do të rritet deri në 29 gradë Celsius.

Nesër nga fundi i ditës do të ketë rënie të masës së ftohtë të ajrit nga veriu. Do të fillojë të fryejë  erë veriore e përforcuar e cila në ditët në vijim do të kushtëzojë rënie të madhe të temperaturës së ajrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button