Spini i filluar që në titull

[Recension: Këshilli i prokurorëve: Katica Janeva është joprofesionale dhe e paditur]

Teksti gazetaresk duhet të jetë i plotë dhe i saktë! Kjo është rregulla themelore e gazetarisë, që është shkelur në këtë tekst. Ja ku: Kur flitet për një njeri ose kur flet ai, e nuk theksohet se qëndrimi është në emër të institucionit ku punon, bëhet fjalë për qëndrimin e tij personal. E ky artikull e ngatërron qëndrimin personal me qëndrimin e një institucioni.

sovet-na-obbviniteliLinku deri te artikulli origjinal: Këshilli i prokurorëve: Katica Janeva është joprofesionale dhe e paditur

Data dhe koha e publikimit: 28.09.2016, 15:06

Data e recensionit: 30.09.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Nëse lexohet vetëm titulli, supozohet se bëhet fjalë për ndonjë komunikatë ose deklaratë të ndonjë zëdhënësi, i cili e ka transmetuar qëndrimin e Këshillit të prokurorëve publikë. Mirëpo, kur të fillohet të lexohet teksti, shihet se nuk është ashtu, por se bëhet fjalë për deklaratë të vetëm një prokurori.

Теksti vazhdon me stilin e njëjtë sikurse në titull, duke pohuar që në fillim të tekstit:

“Prokurorët konsiderojnë se Janeva është jashtëzakonisht joprofesionale, nuk i kryen obligimet e veta, nuk dëshiron të përgjigjet në pyetje dhe nuk e respekton Këshillin”.

Edhe këtu vlen ajo që u tha për titullin. Fitohet përshtypja sikur të gjithë prokurorët e kanë këtë mendim, mirëpo e vërteta është ndryshe –  bëhet fjalë për deklaratë të vetëm një prokurori.

Pjesa tjetër e tekstit është korrekte, janë transmetuar një pjesë e deklaratave të prokurores speciale publike, Katica Janeva, dhe të njërit nga prokurorët.

Si do që të jetë, ky është një tekst jo i plotë dhe i pavërtetë. Veçanërisht titulli. Ky është gabim i madh për një tekst, për shkak se titulli është moment i rëndësishëm i produktit gazetaresk. Ai e përmbledh atë që është shkruar në tekst.

Në këtë rast nuk duket sikur bëhet fjalë për gabim – më tepër duket sikur ëshhtë bërë me qëllim.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button