Ukrainë: Opozita thotë se ndoshta është vonë për bisedime

Lideri opozitar në Ukrainë, Yuriu Lutsenko, thotë se protestat në rrugët e kryeqytetit Kiev janë shndërruar në përleshje të dhunshme me policinë, pasi presidenti Viktor Yanukovich, ka dështuar tu përgjigjet kërkesave të protestuesve paqësorë.

Në komentet e tij të sotme, ai tha se ndoshta mund të jetë shumë vonë për Yanukovichin që të zhvilloj negociata me opozitën.

Dje, presidenti Yanukovich ka bërë thirrje për dialog dhe kompromis.

Por, liderët e opozitës u kanë bërë thirrje ukrainasve në gjithë vendin, që tu bashkohen protestave në kryeqytetin Kiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button