Eurodeputetët i thanë “jo” amendamentit për dygjuhësi

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Hovit ka marr një “jo” nga ana e kolegëve të tij për amendamentin për propozim rezolutën për vendin, me çka ai shprehë shqetësimin e tij për atë se të rinjtë ditë e më shumë, shumë pak e zotërojnë gjuhën e “palës tjetër”.

„ Kur flasim për dygjuhësi kjo do të thotë se një pjesë e popullsisë duhet ta mësojë gjuhën shqipe, nëse në Slloveni dikush më thotë se un duhet të mësojë gjuhën hungareze do të kisha protestuar në mënyrë dramatike”, deklaroi Eduard Kukan, raportues nën hije për Maqedoninë.

„Ideja për të detyrojmë njerëzit të mësojnë gjuhën e tjetrit mendoj se është një hap i tepruar. Nuk duhet të përzihemi në punë të brendshme të një vendi kandidat”, deklaroi Charls Tanok.

Më pas Tanok tha se grupi i tij nuk do ta përkrahë edhe amendamentin për çështjen e komunitetit bullgar në Maqedoni.

Për dygjuhësinë Hovit ka sqaruar se në asnjë moment nuk mendon për vendosjen e dygjuhësisë në Maqedoni, por kam dashur të nxis dygjuhësinë nëpër shkolla, kryesisht në ato komuna ku popullatës pakicë i është lejuar që të përdorë gjuhën amtare.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button