Përkujtohet njëvjetori i kryengritjes palestineze (FOTO)

Me pjesëmarrjen e qindra palestinezëve në qytetin Gaza u përkujtua njëvjetori i kryengritjes palestineze e shkaktuar nga kolonët hebrenj të cilët provokuan hyrjen e dhunshme në Mesxhid-i Aksa, ku si pasojë humbën jetën një numër i madh personash, raporton Anadolu Agency (AA).Në organizimin e protestës nga ana e Lëvizjes Xhihadi Islamik nëpër rrugët e qytetit Gaza marshuan me qindra palestinez duke mbajtur flamuj të Palestinës dhe pankarta në lidhje me kryengritjen.

Në fjalimin e tij njëri nga liderët e lëvizjes, Ahmed el-Mudellel tha se “ Kryengritja e Jerusalemit dëshmon që tokat e Palestinës nuk i takojnë Izraelit.”

Duke theksuar se kryengritja në Bregun Perëndimor ka përzier llogaritë e Izraelit i cili kupton vetëm më gjuhën e dhunës, Mudellel tha: ”Disa qarqe rajonale dhe ndërkombëtare u munduan ta pengonin kryengritjen. Mirëpo kryengritja do të vazhdojë deri sat ë çlirohet Palestina.”

Në kryengritjen e tetorit të vitit të kaluar e cila u shkaktua pas tentativës së kolnoëve hebrenj që në mënyre provokative të hyjnë në xhaminë Aksa dhe për shkak të shkeljes së të drejtave njerëzore të palestinezëve humbën jetën 40 qytetarë të Izraelit dhe 238 palestinezë.

Kryengritja palestineze e cili vitin e kaluar në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor filloi në formë të protestës vazhdoj më pas me incidente të ndryshme.

Përkujtohet njëvjetori i kryengritjes palestineze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button