Deponia helmon tetovarët, komuna arsyetohet

Tetova dhe rrethina nuk helmohen vetëm nga kombinati Jugohrom, por edhe nga deponia e egër. Organizatat jo qeveritare dhe banorët e lagjeve që jetojnë përreth kësaj deponie me ngulm kërkojnë largimin e të njëjtës dhe zgjidhjen e këtij problemi një herë e përgjithmonë, transmeton Alsat-M.

Arianit Xhaferi nga Eko Guerila thotë se deponi e egër Tetovë ndikon në përhapjen e shumë sëmundjeve. “Deponia është një kancer i qytetit dhe është një dështim i madh i autoriteteve komunale aktuale të cilët premtuan se do të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, tha Arianit Xhaferi- Eko guerila.

Nga ndërmarrja publike komunale vazhdojnë të japin premtime se deponia do të pastrohet shumë shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button