fbpx

Hoeness: “Nuk ka si Bayerni”

Nuk ka asnjë klub në botë që mund të krahasohet me Bayern Munichun. Kështu ka thënë presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness.

Ekipi nga ‘Allainz Arena’ pati një vit të shkëlqyeshëm duke fituar pesë trofe: Ligën e Kampionëve, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe Botërorin e klubeve.
“Mund të pohoj se për momentin, Bayerni është klubi numër një në botë. Do të ishte arrogante po të thosha se jemi të pathyeshëm, por në fakt gjendemi në një pozicion mjaft të mirë. Duhet falënderuar trajneri për këtë”, ka deklaruar numri një i bavarezve.

Ai ka paralajmëruar se Bayerni nuk pritet të sjell ndonjë përforcim në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi konsideron se janë të kompletuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button