Vokrri fton yjet t’i bashkohen Kosovë

Fadil Vokrri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt do t’iu bëjnë ftesë të gjithëyjeve, përfshirë këtu edhe futbollistët kosovar që janë të angazhuar me Kombëtaren shqiptare, që t’i bashkohen Kosovës.

Pasi kanë marrë leje nga FIFA për të zhvilluar ndeshje miqësore, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë nisur të mendoj seriozisht për ndërtimin e një përfaqësueses të fortë.

Kreu u FFK-së, Fadil Vokrri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt do t’iu bëjnë ftesë të gjithë yjeve, përfshirë këtu edhe futbollistët kosovar që janë të angazhuar me Kombëtaren shqiptare, që t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës.

Por, numri një i futbollit kosovar thotë se vetë lojtarët do të jenë ata të cilët do të vendosin nëse do ta pranojnë ftesën e Kosovës, apo të vazhdojnë të luajnë në përfaqësueset ku aktualisht janë të angazhuar.

“Ne u kemi sugjeruar deri më tani që të gjithë futbollistët nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë dhe kemi qëndruar gjithnjë pranë atij vendimi. Sigurisht tani gjërat ndryshojnë dhe ne jemi të detyruar që të ndërtojmë përfaqësuesen më të mirë të mundshme. Ndoshta do të bëjmë ndonjë garë të ndershme në raport mes dy federatave dhe nuk do të këmbëngulim me çdo kusht, sepse ky është një vullnet i jashtëzakonshëm i futbollistëve për të kontribuar për futbollin shqiptar dhe kosovar”, ka deklaruar Vokrri për Top Channel.

“Në një të ardhme shumë të afërt do të ftojmë të gjithë ata që ne mendojmë se mund të kontribuojnë për skuadrën e Kosovës. Të ndërtojmë përfaqësuesen më të mirë sepse Kosova ka nevojë për konsolidim të shtetit dhe nga ana sportive. Zgjedhjen e tyre? Ajo është e drejtë e atyre lojtarëve”, shtoi Vokrri.

Thuajse ëndrra e të gjithë shqiptarëve ka qenë dhe vazhdon të mbetet përfaqësimi me një kombëtare. Por për një vendim të tillë angazhimi kryesorë dhe detyrat më të mëdha duhet t’i marrë përsipër politika, pasi siç thotë Vokrri, të ishte në dorë të sportit do të bëhej që nesër.

“Nëse dy qeveritë bëjnë bashkimin, futbolli është shumë i gatshëm dhe nuk është asnjë problem. Nëse ju kujtohen deklaratat tona të përbashkëta mes dy federatave, ne kemi shprehur gatishmërinë që për 24 orë të ndërtojmë një kombëtare të vetme”, përfundoi Vokrri.

Lajme të ngjashme

Back to top button