Rama: S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë

Lumi Radika është bërë një nga çështjet më të debatueshme ditët e fundit, pas publikimit të lajmit se ekziston mundësia e devijimit nga rrjedha e tij, dhe se mbi të do të ngrihet një hidrocentral.

Paraditen e sotme, grupi parlamentar i LSI-së kërkoi interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, po për të njëjtën çështje. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se transparenca dhe interesat e vendit duhet të prevalojnë mbi çdo gjë.

Pas Vasilit reagoi dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri i cili u shpreh se, “nuk ekziston asnjë marrëveshje me Maqedoninë” dhe se “qeveria do të mbrojë interesat kombëtare”.

Në rrjedhën e kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili thotë së po bëhet shumë zhurmë për asgjë. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan: “Lumi Radika shumë zhurmë për asgjë! 1.S’ka projekt 2.S’ka gjasa të ketë fillim të njëanshëm 3.S’ka shans të lejojmë prekjen e interesit tonë”!

Një ditë më parë shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës zhvilluan një protestë përpara Piramidës në kryeqytet, kundër devijimit të lumit Radika, për ndërtimin e hidrocentralit në Fushën e Lukovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button