‘Marija Kiri Skllodovska’ përjashtohen profesorët shqiptarë, nxënësit në protesta!

Viti shkollor me probleme të vjetra. Janë përjashtuar dy profesor shqiptar, për tu zavendësuar me maqedonas. Edhe sot nxënësit dhe prindërit do të protestojnë në shenjë revolte para shkollës së mesme ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup.

Përjashtohet profesori shqiptar për të ligjeruar një profesor maqedonas në Shkollën e Mesme profesioniale të kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup, bëhet fjalë për profesorin e fizikës Artan Zejnullahu, dhe Kefajete Latifin, profesoreshë e gjuhës maqedonase.

‘Artan Zejnullahu, ka mbaruar fakultetin maqinerik në Shkup, ndërsa deri tani ka ligjeruar lëndën e fizikës në këtë shkollë, kjo për shkak deficitit të kuadrove shqiptarë të këtij drejtimi. Tani, në këtë shkollë është sjellur një profesoresh maqedonase që nuk ka fakultet por vetëm shkollë të lartë të fizikës, që tu ligjerojë nxënësve shqiptarë’ thonë përfaqësues të shkollës.

‘Në do të vazhdojmë të protestojmë derisa të kthehen profesorët shqiptarë, ose të gjenden kuadro cilësor shqiptarë. Pse nxënësit në vend që të mësojnë shqip, duhet të mësojnë lëndën e fizikës maqedonisht’ tha një prind i revoltuar.

‘E keqja më e madhe dhe gjithë këta ndodhin sepse në kryesi të shkollës janë vetëm maqedonas, dhe vendosin bëjnë si të duan vetë. As drejtori, as zëvendësi, as askush nuk është shqiptar. Më parë kishte përgjegjës shqiptarë edhe atë e shkarkuan që të manipulojnë si të duan vetë’ tha S.B, prind.

Edhe nxënësit janë shprehur të pa kënaqur me vendimin e drejtimit, ata duan të mësojnë shqip, pasi janë regjistruar në paralele të gjuhës shqipe, thonë ata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button