Jusufi dhe Jakupi i sollën fitore Shkupit ndaj Metalurgut

Skuadra e Shkupit (gjenerata 98), sot në stadiumin e Çairit ishte nikoqire e Metalurgut dhe ka arritur të shënojë edhe një fitore të rëndësishme në kuadër të kampionatit për kategoritë e reja. Ndeshja ishte në tërësi e dominuar nga Shkupi që u tregua skuadër  që më shumë e dëshironte fitoren dhe në përgjithësi ishte më kualitative. Nga rastet e shumta që kishte Shkupi, arriti të shfrytëzoj vetëm dy prej tyre.

Fillimisht nga një distancë prej më shumë se 20 metra golin e epërsisë e shënoi Mamer Jakupi, derisa fitoren e vulosi sulmuesi i ri i Shkupit që erdhi te bardhekaltërit nga Rabotniçki, Fatih Jusufi. Ky i fundit edhe pse pauzoi në disa ndeshje shkaku i lëndimit, në ndeshjen e sotme tregoi se ka arritur të ruaj formën dhe të kthehet si golashënues i spikatur, për të udhëhequr Shkupin drejt sukseseve të reja.

“Sigurisht se ndjenja e të shënuarit gola është e veçantë, edhe pse detyra imë është sulmues tipik dhe nga unë priten shumë gola, shpesh herë mendoj edhe për bashkëlojtarët e mi dhe më e rëndësishmja është që skuadra të shënojë fitore. Jam i lumtur që po kthehem pas një dëmtimi me gol dhe shpresoj që të vazhdojë kështu edhe në ndeshjet e radhës”, ka thënë sulmuesi i ri shkupjan, Fatih Jusufi.

Ndeshjen e radhës djemt e trajnerit të FC Shkupi, Sami Ganiu do të jetë mysafir të Renovës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button